Translations Suras
SHQIP

23 - Mu'minun

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 
1Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët:
 
2ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,
 
3dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë),
 
4dhe ata të cilët rregullisht japin zeqatin,
 
5dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime),
 
6me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuara,
 
7e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që e kanë shkelë normat e caktuara,
 
8dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë,
 
9dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.
 
10Të tillët janë mu ata trashëgimtarët,
 
11të cilët e trashëgojnë Firdewsin, aty janë përgjithmonë.
 
12Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte.
 
13Pastaj atë (ajkë - baltë) e bëmë (e shëndrruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurtë.
 
14Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
 
15Mandej, pas kësaj (krijese) ju do të vdisni.
 
16E në ditën e kijametit ringjalleni.
 
17Ne krijuam mbi ju shtatë palë (qiej) dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.
 
18Ne lëshaum me masë ujë nga qielli dhe atë e përqëndrojmë në tokë. Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate (ujin).
 
19Dhe me anën e tij Ne mundësuam pë ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
 
20Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
 
21Ju ede nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shimë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
 
22Dhe mbi to e anije bartni (hypni).
 
23Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?”
 
24E paria e atij populli që nuk besuan thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i latrë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dërguar as nga ta parët tanë!”
 
25Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (keni durim) edhe për një kohë.
 
26Ai (Nuhu) tha: “Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë.
 
27Ne e i shpallëm: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhërit Tonë, e kur të vijë urdhëri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja atëherë ti hgarko në të prej secilit lloj nga një qift (palë), edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, kundër tij pra ti mos kërko (falje) prej Meje për ata janë të përmbytur.
 
28E kur të vendosësh ti dhe kush është më ty në anije, atëherë thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!”
 
29Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!”
 
30Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
 
31Mandej pas tyre Ne ei sollëm popull tjetër.
 
32Edhe atyre u dërguam pejgamber mga mesi i tyre (që u tha): “Adhuronie All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!”
 
33Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!”
 
34E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.
 
35Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhe e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?”
 
36Sa larg është sëndërtimi i asaj që premtoheni.
 
37Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe nuk do të ringjallemi!
 
38E ai (Hudi(nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.
 
39Ai (Hudi) tha “Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!”
 
40E Ai (Zoti) tha: “Së shpejti do të dëshprohen ata”.
 
41Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur me qenë hedhurina (mebturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.
 
42Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.
 
43Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e caktuar.
 
44Ne më pas dërguam pejganberët tanë një pas një, mirëpo, çdo herë që një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njein pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!
 
45Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tuh Harunin me mrekulli dhe argumente tona të qarta,
 
46te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.
 
47Dhe thanë: “Si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbim tonë?”
 
48Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
 
49Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
 
50Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraq itëm si argumente (mrekulli) dhe ivendodëm që të dy në një rrafshnaltë dhe më ujë rrjedhës.
 
51(ne u patë thënë): “O ju të dërguar, hani atë që është e lejuar dhe mirë dhe bëni vepra të mira se Unë e di atë që ju veproni.
 
52Kjo feja juaj është e vetmja fe e Unë jam Zoti juaj, runju dënimit Tim.
 
53E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvehtësuar për vete.
 
54Andaj, ti (Muhammed) lëri ata edhe një kohë në atë mashtrimin e tyre.
 
55A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke udhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët,
 
56Nxitojmë t’u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë.
 
57Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.
 
58ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet,
 
59dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet,
 
60dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara,
 
61Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.
 
62Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënive) që shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.
 
63Por zemrat e tyre (mohuasve) janë të verbëruara nga ky(libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia.
 
64Ndërkaq, kur t’i kapim me dënim ata qëë kanë çuar jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar mdihmë).
 
65Mos e ngritni zërin tash, se ju nuk e keni ndihmën Tonë!
 
66Sepse, juve u lexoheshin ajatet e Mia, e ju zbrapseshit.
 
67Si arogant ndaj tij (ndaj Kur’anit, ose ndaj Qabës), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.
 
68A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur’anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
 
69apo mos nuk e nnjohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
 
70Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urren të vërteën.
 
71E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an)famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
 
72A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizues më i mirë.
 
73ç’është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
 
74Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
 
75Edhe sikur t’i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t’ua kishim larguar fatkeqësitë, at do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
 
76Ne i sprovuam at me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
 
77Deri sa t’ua gapim një derë dënimi tëashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
 
78Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.
 
79Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
 
80Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimine natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
 
81Por ja ata flasin, ashtu si flasin ata para tyre.
 
82Ata thanë: “Pasi të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?
 
83Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!
 
84Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”
 
85Ata do të thonë: “E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”
 
86Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”
 
87Ata do të thonë: “All-llahu!” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”
 
88Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrijtur; nëse jeni që e dini?”
 
89Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?”
 
90Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërteën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).
 
91All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt,e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i përshkruajnë.
 
92Ai e di të fshehtën e të dukshmën, Ai është larg atyre që atë i shoqërojnë.
 
93Thuaj: “Zoti im, po që se patjetër do të më tregosh atë (dënim) që ua premtove atyre?”
 
94Zoti im, mos mëfut pra, mua te ai popull zullumqar!”
 
95Në të vërtetë, Ne kemi fuqi të tregojmë ty atë që u kemi premtuar atyre.
 
96Ti të keqen kthe me të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.
 
97Dhe thuaj: “O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!”
 
98Dhe mbëhtetem te Ti që ata të mos më afrohen!”
 
99E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe,
 
100që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.
 
101E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri-tjetrin.
 
102E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprate mira), ata jamë të shpëtuarit.
 
103Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë që humben vetveten dhe janë në Xhehennem përgjithmonë.
 
104Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.
 
105(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajete e Mia; e ju nuk i besuat ato?
 
106Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqiat (u dhamë pas epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!
 
107Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri,atëherë vërtet, jemi mizor!”
 
108Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!”
 
109Pse një grup prej robëve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
 
110E ju i patët tallur ata, sa që ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.
 
111E Unë sot i shpërbleva ata për atë që ishin të durueshëm atë janë fitimtarët.
 
112Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?”
 
113Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!”
 
114Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!”
 
115A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
 
116I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
 
117E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrëfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
 
118E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!”
 
 
ReadTheQuran.org