___Translations___

_Kur'an?_

_Gadgets_

_Search_

_Links_

_Contribute_

_Note_

1 - Fatiha
2 - Bekare
3 - Ali Imran
4 - Nisa
5 - Maide
6 - En'am
7 - A'raf
8 - Enfal
9 - Tewbe
10 - Junus
11 - Hud
12 - Jusuf
13 - Rra'd
14 - Ibrahim
15 - Hixhr
16 - Nahl
17 - Isra
18 - Kehf
19 - Merjem
20 - Ta Ha
21 - Enbija
22 - Haxhxh
23 - Mu'minun
24 - Nur
25 - Furkan
26 - Shu'ara
27 - Neml
28 - Kasas
29 - Ankebut
30 - Rum
31 - Lukman
32 - Sexhde
33 - Ahzab
34 - Sebe'
35 - Fatir
36 - Ja Sin
37 - Saffat
38 - Sad
39 - Zumer
40 - Gafir
41 - Fussilet
42 - Shura
43 - Zuhruf
44 - Duhan
45 - Xhathije
46 - Ahkaf
47 - Muhammed
48 - Fet'h
49 - Huxhurat
50 - Kaf
51 - Dharijat
52 - Tur
53 - Nexhm
54 - Kamer
55 - Rahman
56 - Wakia
57 - Hadid
58 - Muxhadele
59 - Hashr
60 - Mumtehinet
61 - Saff
62 - Xhum'a
63 - Munafikun
64 - Tegabun
65 - Talak
66 - Tahrim
67 - Mulk
68 - Kalem
69 - Hakka
70 - Me'arixh
71 - Nuh
72 - Xhinn
73 - Muzemmil
74 - Mudeththir
75 - Kijame
76 - Insan
77 - Murselat
78 - Nebe'
79 - Nazi'at
80 - 'Abese
81 - Tekwir
82 - Infitar
83 - Mutaffifin
84 - Inshikak
85 - Buruxh
86 - Tarik
87 - A'la
88 - Gashije
89 - Fexhr
90 - Beled
91 - Shems
92 - Lejl
93 - Duha
94 - Inshirah
95 - Tin
96 - 'Alek
97 - Kadr
98 - Bejjine
99 - Zilzal
100 - 'Adijat
101 - Kari'a
102 - Tekathur
103 - 'Asr
104 - Humeze
105 - Fil
106 - Kurejsh
107 - Ma'un
108 - Kewther
109 - Kafirun
110 - Nasr
111 - Mesed
112 - Ihlas
113 - Felek
114 - Nas
SHQIP

22 - Haxhxh

 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1O ju njerėz, ruanu dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė kijametit ėshtė njė llahtari e madhe.
 
2Atė ditė, kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjini dhe secila shtatėzėnė e hedh para kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i All-llahut ėshtė i ashpėr.
 
3Ka ndonjė nga njerėzit qė kundėrshton nė ēėshtje rreth All-llahut, pa kurrfarė dije dhe ndjek ēdo djall tė mbrapshtė.
 
4Ai (djalli) ėshtė gjykuar ta humbė dhe ta orientojė nė vuajtje tė zjarrit tė madh, atė qė i miqėsohet atij.
 
5O ju njerėz, nėse dyshoni pėr ringjalljen, atėherė (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė sa kafshatė mishi, qė ėshtė krijesė e formuluar ose e paformuluar, nė mėnyrė qė t’ju sqarojmė. Ne e pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu tė arrini pjekurinė tuaj. Ka qė dikush prej jush vdes herėt, e dikush tė jetojė deri nė pleqėri tė thellė, nė mėnyrė qė mos dijė asgjė nga dija qė ka pasur. E ti e sheh tokėn e thatė-tė vdekur, e kur Ne ia lėshojmė asaj ujin ajo gjallėrohet, shtohet dhe nga tė gjitha llojet rritė bimė tė kėndshme.
 
6Kėtė (e themi pėr ta ditur) se All-llahu ėshtė Ai i vėrteti dhe se Ai ringjallė tė vdekurit dhe Ai ka fuqi pėr ēdo send.
 
7Dhe nuk ka dyshim se kijameti do tė vijė patjetėr dhe se All-llahu me siguri do t’i ngjallė ata tė varrezave (tė vdekurit).
 
8E ka ndonjė prej njerėzve qė bėn polemikė rreth ēėshtjes sė All-llahut, duke mos patur kurrfarė dije, kurrfarė udhėzimi dhe kurrfarė libri tė besueshėm.
 
9Ai qė shtrembron qafėn (nė shenjė mendjemadhėsie), e pėrpiqet t’i humbė njerėzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojė poshtrimi nė kėtė jetė, ndėrsa nė ditėn e kijametit atij do t’ia veshim dėnimin e djegies (tė zjarrit).
 
10Kėtė pėr shkak tė asaj ė bėnė duart tua, ndėrsa All-llahu nuk ėshtė zullumqar ndaj robėrve.
 
11Ka nga njerėzit qė adhuron Alahun me mėdyshje (luhatshėm) nėse e gode ndonjė e mirė aii qetėsohet mė tė, po nėse e godet ndonjė e pamėndshme, ai kthehet nė fytyrėn e vet tė vėrtetė (tė mėparshme), ai e ka humbur kėtė dhe jetėn tjetėr e ky ėshtė ai dėshtimi i qartė.
 
12Ai nė vend tė All-llahut lut atė qė nuk mund t’i bėjė as dėm as dobi. Edhe kjo ėshtė ajo humbja pambarim.
 
13Lut atė qė dėmin e tij e ka mė afėr se dobinė e tij. Sa ndihmėtar e shok i keq qenke (do t’i thotė atij adhuruesi nė ditėn e kijametit).
 
14Ata tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu do t’i vejė nė Xhennete, nėn tė cilėt rrjedhin lumenj. S’ka dyshim, All-llahu punon atė qė dėshiron.
 
15Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojė atė (Muhammedin) nė kėtė dhe nė tjerėn jetė, ai le tė ngrehet me ndonjė mjet deri nė qiell e le ta kėputė (ndihmėn), e le tė shikojė se a po ia largon mjeshtėria e tij atė qė po e mllefos.
 
16Dhe kėshtu Ne e zbritėm kėtė (Kur’anin) plot me argumente tė qarta, dhe se All-llahu vė nė rrugė tė drejtė atė qė do.
 
17Ėshtė e sigurt se All-llahu do tė bėjė dallimin (do tė gjykojė) nė ditėn e kiametit nė mes atyre qė ishin besimtarė (myslimanė) dhe tė atyre qė ishin jehudi, sabejė, tė krishterė, zjarrputistė, idhujtarė. All-llahu di dhe vėshtron ēdo gjė.
 
18A nuk e di pėr All-llahun se Atij i nėnshtrohet (i bėn sexhde) kush ėshtė nė qiej, edhe kush ėshtė nė tokė, edhe nė dielli, edhe kodrat, edhe bimėt edhe shtazėt, e edhe shumė njerėz, po shumė janė qė dėnimi ėshtė meritė e tyre. Atė qė e poshtėron All-llahu nuk ka kush qė mund tė bėjė tė ndershėm. All-llahu punon atė qė dėshiron.
 
19Kėta janė dy kundėrshtarė (grupe kundėrshtarėsh: besimtarė dhe jobesimtarė) qė janė zėnė rreth Zotit tė tyre; e atyre qė nuk besuan, u qepėn rroba prej zjarri e u hudhet uji i valė mbi kokat e tyre.
 
20Qė me atė u shkrihet krejt ēka nė barqet e tyre e edhe lėkurat.
 
21Pėr ata janė edhe kamgjikėt e hekurtė.
 
22Sa herė qė pėrpiqen tė dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen nė tė pėrsėri (u thuhet): “Vuane dėnimin me djegie!”
 
23E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, All-llahu i vendosė nė Xhennete, nėpėr tė cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrath tė artė e me xhevahirė, e petkat e tyre janė tė mėndafshta.
 
24Dhe ata janė qė u udhėzuan me fjalėt mė tė mira dhe u udhėzuan nė rrugėn e lavdishme.
 
25S’ka dyshim se ata tė cilėt nuk besuan dhe pengojnė prej rrugės sė All-llahut dhe prej xhamisė sė shenjtė (Qabes), tė cilėn Ne e bėmė tė barabartė pėr njerėz, qofshin vendas ose tė ardhur, dhe, kushdo qė tė pėrpiqet tė bėjė ndonjė tė keqe a ndonjė mėkat, Ne kemi pėr t’ua shijuar njė dėnim tė idhėt.
 
26Pėrkujtoje kur Ne e udhėzuam Ibrahimin pėr nė vendin e shtėpisė (Qabės): tė mos mė pėrshkruaj Mua shok, pastroje shtėpinė Time pėr ata qė e vizitojnė (bėjnė tavaf) qė qėndrojnė nė kėmbė duke u falur, pėrkulur dhe qė bėjnė sexhde.
 
27Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.
 
28(vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin.
 
29Pastaj le tė heqin papastėrtinė e tyre, le t’i zbatojnė premtimet e veta dhe le tė sillėn (bėjnė tavaf) rreth shtėpisė sė lashtė.
 
30Pra, kėshtu: Kush madhėron atė qė All-llahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr te Zoti i vet. Juve u janė lejuar kafshėt, pos atyre qė u lexohen (nė Kur’an) pra largohuni nga ndyesitė e idhujve dhe largohuni fjalės shpifėse.
 
31Duke qenė tė sinqertė nė besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.
 
32Kjo ėhtė kėshtu! E kush madhėron dispozitat e All-llahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave.
 
33Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbanė) pėr njė kohė tė caktuar, e pataj vendi i tyre ėshtė te shtėpia e lashtė.
 
34Ne i kemi caktuar ēdo populli vendtherrjen (e kurbanit), qė ta pėrmendin emrin e All-llahut pėr arsye se i furnizoi ata me kafshėt. Zoti juaj ėshtė njė Zot, andaj vetėm Atij dorėzohuni, e pėrgėzo tė dėgjueshmit.
 
35Tė cilėt, kur pėrmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, tė cilėt janė tė durueshėm ndaj asaj qė i godet, tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe tė cilėt japin pėr qėllime tė dobishme nga ajo me ēka furnizuam Ne.
 
36E devet (therrjen e tyre pėr kurban) ua kemi bėrė prej dispozitave tė All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj pėrmendie emrin e All-llahut duke qenė ato (tė pėrgatitura pėr therrje) nė kėmbė, e kur tė shtrihen ato nė tokė (dhe t’u dalė shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atė qė lyp. Ashtu, ato ua vėmė nė shėrbimin tuaj qė juu tė jeni mirėnjohės.
 
37te All-llahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja e juaj. Ai ashtu ua nėnshtroi ato juve qė ta madhėroni All-llahu pėr udhėzimet qė ua bėri. Bamirėsėve merru myzhde.
 
38All-llahu largon dėmet e idhujtarėve ndaj atyre qė besuan, se All-llahu nuk e do asnjė tradhtarė e bukėpėrmbystė.
 
39Atyre qė po sulmohen me luftė, u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtė, e All-llahu ka fuqi pėr t’u ndihmuar atyre (muslimanėve).
 
40(U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: “All-llahu ėshtė Zoti ynė!” u dėbuan pa kurfarė tė drejte. E sikur All-llahu tė mos i zbrapste disa me disa tė tjerė, do tė rrėnoheshin manastirėt, kisha, havrat e edhe xhamitė qė nė to pėrmendet shumė emri i All-llahut. E All-llahu patjetėr do ta ndihmojė atė qė ndihmon rrugėn e Tij, se All-llahu ėshtė shumė i fuqishėm dhe gjithnjė triumfues.
 
4141, (Ai ndihmon) Ata tė cilėt kur Ne u mundėsojmė vendosjen nė tokė, e falin namazin, japin zeqatin, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe largojnė prej tė keqes. All-llahut i takon pėrfundimi i ēėshtjeve.
 
42Po edhe nėse tė pėrgėnjeshtrojnė ty, para tyre patėn pėrgėnjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.
 
43Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.
 
44Po edhe banorėt e Medjenit. Qe pėrgėnjeshtruar edhe Musai; e Unė jobesimtarėve u pata dhėnė afat, mė pastaj u dhashė dėnim, e ēfarė ishte ai dėnim Imi? (Ua ndryshova gjendjen nė tė keq).
 
45E sa fshatra qė ishin zullumqarė i shkatėrruam Ne, e ato janė tė rrėnuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarė kanė mbetur shkretė e sa pallate tė larta!
 
46A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė kenė zemra me tė cilat do tė kuptojnė, dhe veshė me tė cilat do tė dėgjojnė? pse nė tė vėrtet sytė nuk verbėrohen, por verbėrohen zemrat nė krahrorė.
 
47Ata kėrkojnė prej teje t’ua ngutėsh dėnimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse njė ditė te Zoti yt ėshtė sa njėmijė vet, si llogaritni ju.
 
48Shumė fshatra qė ishin nė rrugė tė gabuar, Unė ua pata shtyrė dėnimin nė njė kohė, e pastaj i zura me dėnim dhe fundi i tyre ėshtė te Unė.
 
49Thuaj: “O ju njerėz, unė jam pėr t’ua tėrhequr haptazi vėrejtjen.
 
50E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, do tė kenė falje (tė mėkateve), furnizim tė begatshėm (nė Xhenne).
 
51Ndėrsa, ata qė u pėrpoqėn t’i mposhtin argumentet Tona, tė tillėt janė banes tė Xhehennemit.
 
52Ne nuk dėrguam para teje asnjė tė dėrguar (me shpallje) dhe asnjė pejgamber (tė dėrguar si vazhdues i shpalljes sė mėparshme), e qė, kur ai (i dėrguari) dėshiroi diē, tė mos ia pat hedhur nė atė dėshirėn e tij djalli, e All-llahu asgjėson atė qė hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe me urtėsi tė madhe rregullon ēėshtjet.
 
53E pėr a bėrė atė (dyshim) qė djalli e hedh si sprovė pėr ata qė nė zemrat e tyre kanė dyshim (munafikėt) dhe pėr ata, qė i kanė tė zemrat e shtangėta. S’ka dyshim se jobesimtarėt janė nė njė armiqėsi tė pambarim.
 
54E, edhe pėr ta vėrtetuar tė dijshmit se me tė vėrtetė ai (Kur’ani) ėshtė vėrtetė prej zotit tėnd dhe kėshtu t’i besojnė atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) tė bindėn ndaj tij. E All-llahu patjetėr do t’i udhėzojė ata qė besuan 9pėrqafuan) nė rrugė tė drejtė.
 
55Ata qė nuk besuan janė vazhdimisht nė dyshim pėr tė (pėr Kur’anin), derisa t’u vijė kijameti befas ose t’u vijė dėnimi i ditės sė pafrytshme.
 
56Atė ditė i tėrė sundimi i takon vetėm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, E sa u pėrket atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė kėnaqėsitė e tyre nė xenete.
 
57Ndėrsa, ata qė nuk besuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet ona, tė tillėt kanė dėnim me nėnēmim.
 
58E ata qė pėr hir tė All-llahut braktisėn atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranė ose vdiēėn, All-llahu do t’i shpėrblej me shpėrblimin mė tė mirė, e s’ka dyshim All-llahu ėshtė mė i miri shpėrblyes.
 
59Ata do t’i vė nė njė vend ku do tė jenė tė kėnaqur. All-llahu di mė sė miri (kush ēka merion) dhe ėshtė shumė i butė.
 
60Kjo ėshtė kėshtu! E kush ndėshkon tjetrin me tė njejtėn masė me tė cilėn ka qenė i ndėshkuar vetė, e pastaj atij pėrsėri i bėhet padrejtė, All-llahu do ta ndihmojė atė patjetėr. All-llahu shlyen shumė tė kėqijat dhe falė mėkatet.
 
61Kėtė (ndihmė) e bėn ngase All-llahu (fuqiplotė) ėshtė Ai qė fut natėn nė ditė e ditėn nė natė (dke shkurtuar njėrėn e zgjatur tjetrėn). All-llahu me tė vėrtetė dėgjon (thėniet) e sheh (punėt).
 
62Kjo ngase All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, dhe atė qė lusin ata pos Tij ėshtė e kotė. All-llahu ėshtė vėrtetė Ai i larti, i madhi.
 
63A nuk e di se All-llahu e lėshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbėruar, vėrtet, All-llahu ėshtė i kujdesshėm, mirėnjohės.
 
64Vetėm e Tij ėshtė ēka ka nė tokė, All-llahu ėshtė Ai qė s’ka nevojė pėr asgjė, ėshtė i plotfuqishmi i falėnderuari.
 
65A nuk sheh se All-llahu nėnshtroi ēdo gjė qė gjendet nė tokė, pėr tė mirėn tuaj, Ai nėnshtroi anijet qė sipias dėshirės sė Tij tė lundrojnė nė det. Ai mban qiellin tė mos bjerė nė tokė po nėse dėshiron Ai. S’ka dyshim se All-llahu ėshtė mirėbėrės, mėshirues ndaj njerėzve.
 
66Ai u dha jetėn, u bėn tė vdisni, e pastaj ju ringjall. Vėrtet, njeriu ėshtė pėrbuzės.
 
67Secilit popull ne i dhamė ligj (fetar) qė ata tė veprojnė sipas tij, pra le tė mos polemizojnė (popujt tjerė) me ty pėr kėtė ēėshtje (pėr ēėshtjen e shtetit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je nė rrugė tė drejtė.
 
68E nėse ata tė kundėrshtojnė ty, ti thuaju: “All-llahu e di mė sė miri pėr kėtė qė ju po veproni.
 
69All-llahu do tė gjykojė mes jush nė ditėn e kijametit pėr atė qė kundėrshtoheshit.
 
70A nuk e ke ditur se All-llahu di ēka ekziston nė qiell e nė tokė, e tėrė ajo ėshtė e shėnuar nė libėr, ajo pėr All-llahun ėshtė shumė lehtė.
 
71Ata (idhujtarėt) adhurojnė nė vend tė All-llahut (idhuj) pėr tė cilėt nuk u ka ardhur kurrfarė fakti dhe nuk kanė dije, pra pėr idhujtarėt nuk ka ndonjė ndihmėtar.
 
72E kur u lexohen atyre ajetet tona tė qarta, nė fytyrat e atyre qė nk besuan u vėren urrejtje. Gati u vėrsulen atyre qė ua lexojnė ajetet tona. Thuaj: “A t’u tregoj pėr njė mė tė keqe se kjo?” Zjarri, tė cilin All-llahu e caktoi pėr ata qė nuk besuan”. Sa i keq ėshtė ai vend ku do tė shkojnė.
 
73O ju njerėz, ja njė shembull veni veshin pra: Vėrtet ata qė po i adhuroni nė vend tė All-llahut, ata nuk mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tubohen tė gjithė pėr tė, e po ashtu, nėse miza ua rrėmben atyre ndonjė send, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. I dobėt ėshtė edhe lutėsi edhe i luturi.
 
74Ata nuk madhėruan All-llahun me madhėrinė e Tij tė vėrtetė, qė meriton, All-llahu ėshtė ifuqishėm, ngadhnjyes.
 
75All-llahu zgjedh tė dėrguar prej egjėjve dhe prej njerėzve, All-llahu dėgjon e sheh.
 
76Ai e di atė qė punuan mė parė dhe atė qė do tė punojnė mė vonė ata, dhe tė gjitha ēėshtjet i kthehen vetėm All-llahut.
 
77O ju qė besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetėm Zotin tuaj adhuronie. Bėni punė tė mira (tė dobishme), se do tė gjeni shpėtim.
 
78Luftoni me njė luftė tė denjė pėr hir tė All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju pėrcaktoi pėr tė luftuar pėr rrugėn e TIj) dhe nuk ju obligoi nė fe me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanė, pėr tė qenė i dėrguari ėshmitarė juaji dhe pėr tė qenė ju dėshmitarė ndaj njerėzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, pėrmbahuni me All-llahun se Ai ėshtė ndihmėtari juaj. Sa mbrojtės i mirė dhe sa ndihmėtarė i madh qė ėshtė.