36 - Ja Sin |
|
|
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
|
1 | Ja, Sinë! |
|
2 | Pasha Kur’anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë. |
|
3 | S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve. |
|
4 | Je në një rrugë të drejtë. |
|
5 | (Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit. |
|
6 | Për t’ia tërhequr një populli, që të parët e tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar. |
|
7 | Për Zotin tashmë ka marrë fund (thënia) shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë. |
|
8 | Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart. |
|
9 | Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin. |
|
10 | Dhe për ata është e njejtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. |
|
11 | Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetson Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit dhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij prë falje dhe shpërblim të mirë. |
|
12 | Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (lehvi mahvudh). |
|
13 | Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patë ardhur të dërguarit. |
|
14 | Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcum me një të tretë dhe u thanë: “Ne jemi të dërguar te ju. |
|
15 | Ata (fshatarët) thanë: “Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë. |
|
16 | Ata thanë: “Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju. |
|
17 | Dhe nuk jemi të aobliguar për tjetër, përveç t’ju kumtojmë ashtu qartë. |
|
18 | Ata (fshatarët) thanë: “Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gyrëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh. |
|
19 | Ata (të dërguarit) thanë: “Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!” |
|
20 | Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri qëngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit!” |
|
21 | Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes! |
|
22 | E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni. |
|
23 | A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë,e as që do të më shpëtjnë. |
|
24 | Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët. |
|
25 | Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!” |
|
26 | Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im, |
|
27 | për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” |
|
28 | Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër, |
|
29 | përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur). |
|
30 | O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të. |
|
31 | A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen. |
|
32 | Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh. |
|
33 | Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë. |
|
34 | Dhe në të Ne u kemi bërë kpshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji). |
|
35 | Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nik falënderojnë. |
|
36 | I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë. |
|
37 | Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr. |
|
38 | Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhnjyesit, të dijshmit. |
|
39 | Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harku (rrem i hurmës së tharë). |
|
40 | As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secili noton në një galaksion. |
|
41 | Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i vartëm në anije të mbushur përplot. |
|
42 | Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t’i hipin. |
|
43 | E sikur të duam Ne, i i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin. |
|
44 | Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar. |
|
45 | E kur u thuhet atyre: “Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t’ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë). |
|
46 | Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën. |
|
47 | Dhe kur u thuhej: “Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan, besimtarëve u thanë: “A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë!”. |
|
48 | Dhe thoshin: “Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim?” |
|
49 | (All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete. |
|
50 | E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre. |
|
51 | Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre. |
|
52 | E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vëtetuan të dërguarit. |
|
53 | Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh. |
|
54 | Sot pra, akujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjeër vetëm për atë që vepruat. |
|
55 | Ata të Xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. |
|
56 | Ata dhe shoqet e tyre janë nën hijet të mbështetur në kolltukë. |
|
57 | Aty kanë pemë dhe çka të duan. |
|
58 | Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues! |
|
59 | E tash, ju kriminelë, ndahuni! |
|
60 | O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? |
|
61 | *Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt! |
|
62 | Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend? |
|
63 | Ky është Xhehennemi që juve u premtohe. |
|
64 | Hyni tash në të, për shkak se mohuaat çdo të vërtetë! |
|
65 | Sot Ne ua mbyllim gojët e atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojën për atë që punuan. |
|
66 | E sikur të duam Ne do t’ua verbonim ytë e tyre, e ata do ta mësynin rrugën, po si do të dhihnin? |
|
67 | Dhe sikur të duam, do t’i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do tëmund të shkoninas para as prapa. |
|
68 | E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar? |
|
69 | Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë. |
|
70 | Për t’ia tërhequr vërejtjen ati që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët. |
|
71 | A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë. |
|
72 | Dhe ua bëmë ato që t’u biden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen. |
|
73 | Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet falënderojnë? |
|
74 | Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë me shpresë se do të ndihmohen prej tyre. |
|
75 | Ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre. |
|
76 | E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë. |
|
77 | A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë. |
|
78 | Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? |
|
79 | Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. |
|
80 | Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni. |
|
81 | A nuk është i fuqishëm Ai, që kerijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi. |
|
82 | Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet. |
|
83 | I lartë është Ai ë në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni. |
|