___Translations___

_Kur'an?_

_Gadgets_

_Search_

_Links_

_Contribute_

_Note_

1 - Fatiha
2 - Bekare
3 - Ali Imran
4 - Nisa
5 - Maide
6 - En'am
7 - A'raf
8 - Enfal
9 - Tewbe
10 - Junus
11 - Hud
12 - Jusuf
13 - Rra'd
14 - Ibrahim
15 - Hixhr
16 - Nahl
17 - Isra
18 - Kehf
19 - Merjem
20 - Ta Ha
21 - Enbija
22 - Haxhxh
23 - Mu'minun
24 - Nur
25 - Furkan
26 - Shu'ara
27 - Neml
28 - Kasas
29 - Ankebut
30 - Rum
31 - Lukman
32 - Sexhde
33 - Ahzab
34 - Sebe'
35 - Fatir
36 - Ja Sin
37 - Saffat
38 - Sad
39 - Zumer
40 - Gafir
41 - Fussilet
42 - Shura
43 - Zuhruf
44 - Duhan
45 - Xhathije
46 - Ahkaf
47 - Muhammed
48 - Fet'h
49 - Huxhurat
50 - Kaf
51 - Dharijat
52 - Tur
53 - Nexhm
54 - Kamer
55 - Rahman
56 - Wakia
57 - Hadid
58 - Muxhadele
59 - Hashr
60 - Mumtehinet
61 - Saff
62 - Xhum'a
63 - Munafikun
64 - Tegabun
65 - Talak
66 - Tahrim
67 - Mulk
68 - Kalem
69 - Hakka
70 - Me'arixh
71 - Nuh
72 - Xhinn
73 - Muzemmil
74 - Mudeththir
75 - Kijame
76 - Insan
77 - Murselat
78 - Nebe'
79 - Nazi'at
80 - 'Abese
81 - Tekwir
82 - Infitar
83 - Mutaffifin
84 - Inshikak
85 - Buruxh
86 - Tarik
87 - A'la
88 - Gashije
89 - Fexhr
90 - Beled
91 - Shems
92 - Lejl
93 - Duha
94 - Inshirah
95 - Tin
96 - 'Alek
97 - Kadr
98 - Bejjine
99 - Zilzal
100 - 'Adijat
101 - Kari'a
102 - Tekathur
103 - 'Asr
104 - Humeze
105 - Fil
106 - Kurejsh
107 - Ma'un
108 - Kewther
109 - Kafirun
110 - Nasr
111 - Mesed
112 - Ihlas
113 - Felek
114 - Nas
SHQIP

58 - Muxhadele

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 
1Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
 
2Ata prej jush që bëjnë “Dhihar” (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
 
3Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zmbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni hollësisht me atë që ju e punoni.
 
4E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetën ju se besoni All-llahun dhe të gërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
 
5Është e vërtetë se ata që i kundërvhen All-llahut dhe të dërguarit të Tij, janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
 
6Në ditën e kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, dhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send esheh dhe e përcjell.
 
7A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as në shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
 
8A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj na e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vjnë të ti, të përshënesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: “Përse All-llahu nuk na dënon për kët që po e themi?” Por, mjaft është për ta Xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
 
9O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!
 
10Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë fare pa dëshirën e All-llahut le t’i mbështetën besimtarët!
 
11O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, ju zgjërohuni, se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrituni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
 
12O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepne një sadaka para bisedës suaj. Kjo është për ju më e pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
 
13A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.
 
14A e dini për atë që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
 
15All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë është shumë e keqe.
 
16Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim dënim poshtrues.
 
17Atyre nuk do t’u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
 
18Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
 
19Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpruarit.
 
20S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
 
21All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahvudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhnjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhnjyes.
 
22Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.