___Translations___

_Kur'an?_

_Gadgets_

_Search_

_Links_

_Contribute_

_Note_

1 - Fatiha
2 - Bekare
3 - Ali Imran
4 - Nisa
5 - Maide
6 - En'am
7 - A'raf
8 - Enfal
9 - Tewbe
10 - Junus
11 - Hud
12 - Jusuf
13 - Rra'd
14 - Ibrahim
15 - Hixhr
16 - Nahl
17 - Isra
18 - Kehf
19 - Merjem
20 - Ta Ha
21 - Enbija
22 - Haxhxh
23 - Mu'minun
24 - Nur
25 - Furkan
26 - Shu'ara
27 - Neml
28 - Kasas
29 - Ankebut
30 - Rum
31 - Lukman
32 - Sexhde
33 - Ahzab
34 - Sebe'
35 - Fatir
36 - Ja Sin
37 - Saffat
38 - Sad
39 - Zumer
40 - Gafir
41 - Fussilet
42 - Shura
43 - Zuhruf
44 - Duhan
45 - Xhathije
46 - Ahkaf
47 - Muhammed
48 - Fet'h
49 - Huxhurat
50 - Kaf
51 - Dharijat
52 - Tur
53 - Nexhm
54 - Kamer
55 - Rahman
56 - Wakia
57 - Hadid
58 - Muxhadele
59 - Hashr
60 - Mumtehinet
61 - Saff
62 - Xhum'a
63 - Munafikun
64 - Tegabun
65 - Talak
66 - Tahrim
67 - Mulk
68 - Kalem
69 - Hakka
70 - Me'arixh
71 - Nuh
72 - Xhinn
73 - Muzemmil
74 - Mudeththir
75 - Kijame
76 - Insan
77 - Murselat
78 - Nebe'
79 - Nazi'at
80 - 'Abese
81 - Tekwir
82 - Infitar
83 - Mutaffifin
84 - Inshikak
85 - Buruxh
86 - Tarik
87 - A'la
88 - Gashije
89 - Fexhr
90 - Beled
91 - Shems
92 - Lejl
93 - Duha
94 - Inshirah
95 - Tin
96 - 'Alek
97 - Kadr
98 - Bejjine
99 - Zilzal
100 - 'Adijat
101 - Kari'a
102 - Tekathur
103 - 'Asr
104 - Humeze
105 - Fil
106 - Kurejsh
107 - Ma'un
108 - Kewther
109 - Kafirun
110 - Nasr
111 - Mesed
112 - Ihlas
113 - Felek
114 - Nas
SHQIP

25 - Furkan

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 
1Ai, që ia shpall Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botes (këshillues), është i madhëruar.
 
2Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.
 
3Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.
 
4Dhe ata që nuk besuan, thinë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit indihmuan edhe njerëz tjerë. Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje”.
 
5Edhe thanë: “(për Kur’anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t’i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.
 
6Thuaj: “Atë e shpall Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues”.
 
7E ata thanë: “ç’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe c nëpër tregje? ërse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues?”
 
8Ose atij t’i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: “Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia!”
 
9Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejmë rrugën e drejtë.
 
10Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të të japë ty edhe më mirë se ç’thonë ata, kopshte në të cilët rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate.
 
11Por jo, ata përgënjeshtruan kiametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë.
 
12Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën e tij (Xhehennemit).
 
13E kur të hudhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, atydo të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdkjen(.
 
14Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkonie shumëherë.
 
15Thuaj: “A është më i mirë ai (zjarri i Xhehennemit), apo Xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetësimi të devotshëmve”.
 
16e aty, atë ditë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar.
 
17Ditën kur Zoti do t’i tubonë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thonë (zotave të adhuruar): “A i thirrët ju rbtë e Mi që t’u adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?”
 
18Ata (idhujt) thonë: “Je i panevojshëm për rival, o i madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur s që harruan të përkujtojnë!”
 
19Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t’i ndihmoni (vetes). E cilido ë bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
 
20Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shetitur nëpër tregje. Ne bëm njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.
 
21E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos shohim Zotin tonë ?” Ata tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
 
22Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo Xhenneti është haram për ju)!”
 
23E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë për hi e pluhur.
 
24Atë ditë banuesit e Xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.
 
25Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.
 
26Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirëshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.
 
27Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart eveta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!”
 
28O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!
 
29Në të vërteë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.
 
30E i dërguari tha: “O Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!”
 
31Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.
 
32E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).
 
33Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.
 
34Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.
 
35Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që takeë si ndihmës.
 
36U thamë: “Shkoni ju të dy te ai popull ë i përgënjeshtroi argumentet Tona!” E Ne pastaj i shkatërrruam ata shumë keq.
 
37Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e pët njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgaditur dënim të rëndë.
 
38Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).
 
39E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.
 
40Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vëhtruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.
 
41E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në talje e thonë: “A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber?”
 
42“Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!” e më vonë, kur ra shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishtë më larg nga e vërteta.
 
43A e ke parë ti atë që, që për zot e qmon epshin e vet, a mos do t’i bëhesh ti atij mbrojtës?
 
44A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë pse kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.
 
45A e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj.
 
46Pastaj Ne e tërheqim pak nga pak.
 
47E ai është që natën ua bëri petk, gjumin e pushim e ditën e bëri për gjallërim.
 
48Edhe Ai është, që i lëshon erëra myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.
 
49Që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe t’u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.
 
50Ne shumë herë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën tjetër pos refuzimit.
 
51Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.
 
52Po ti mos dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur’an)
 
53Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.
 
54Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.
 
55E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.
 
56E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.
 
57Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.
 
58Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.
 
59Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet në mës tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.
 
60E kur u është thënë atyre: Bëni sezhde ndaj të madhërishmit, ata thanë: “E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t’i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).
 
61I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.
 
62Ai është që bëri natë e ditën zëvendsuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.
 
63E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”
 
64Dhe që për hirë të Zotit të tyre natën e alojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).
 
65Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”.
 
66Ai, vërtet është vendqëndrim i keq.
 
67Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, po mbajnë mesataren e janë të matur.
 
68Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.
 
69Atij i dyfishohet dënimi ditëne kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.
 
70Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.
 
71Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtet, ai është kthyer te All-llahu dhe është i pranishëm.
 
72(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
 
73Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.
 
74Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhsve tanë, neve na bën shembull për të devotshmit”.
 
75Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.
 
76Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.
 
77Thuaj: “zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënnimi do t’ju jetë i pandërprerë”.