___Translations___

_Kur'an?_

_Gadgets_

_Search_

_Links_

_Contribute_

_Note_

1 - Fatiha
2 - Bekare
3 - Ali Imran
4 - Nisa
5 - Maide
6 - En'am
7 - A'raf
8 - Enfal
9 - Tewbe
10 - Junus
11 - Hud
12 - Jusuf
13 - Rra'd
14 - Ibrahim
15 - Hixhr
16 - Nahl
17 - Isra
18 - Kehf
19 - Merjem
20 - Ta Ha
21 - Enbija
22 - Haxhxh
23 - Mu'minun
24 - Nur
25 - Furkan
26 - Shu'ara
27 - Neml
28 - Kasas
29 - Ankebut
30 - Rum
31 - Lukman
32 - Sexhde
33 - Ahzab
34 - Sebe'
35 - Fatir
36 - Ja Sin
37 - Saffat
38 - Sad
39 - Zumer
40 - Gafir
41 - Fussilet
42 - Shura
43 - Zuhruf
44 - Duhan
45 - Xhathije
46 - Ahkaf
47 - Muhammed
48 - Fet'h
49 - Huxhurat
50 - Kaf
51 - Dharijat
52 - Tur
53 - Nexhm
54 - Kamer
55 - Rahman
56 - Wakia
57 - Hadid
58 - Muxhadele
59 - Hashr
60 - Mumtehinet
61 - Saff
62 - Xhum'a
63 - Munafikun
64 - Tegabun
65 - Talak
66 - Tahrim
67 - Mulk
68 - Kalem
69 - Hakka
70 - Me'arixh
71 - Nuh
72 - Xhinn
73 - Muzemmil
74 - Mudeththir
75 - Kijame
76 - Insan
77 - Murselat
78 - Nebe'
79 - Nazi'at
80 - 'Abese
81 - Tekwir
82 - Infitar
83 - Mutaffifin
84 - Inshikak
85 - Buruxh
86 - Tarik
87 - A'la
88 - Gashije
89 - Fexhr
90 - Beled
91 - Shems
92 - Lejl
93 - Duha
94 - Inshirah
95 - Tin
96 - 'Alek
97 - Kadr
98 - Bejjine
99 - Zilzal
100 - 'Adijat
101 - Kari'a
102 - Tekathur
103 - 'Asr
104 - Humeze
105 - Fil
106 - Kurejsh
107 - Ma'un
108 - Kewther
109 - Kafirun
110 - Nasr
111 - Mesed
112 - Ihlas
113 - Felek
114 - Nas
SHQIP

45 - Xhathije

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 
1Ha, Mimë.
 
2Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
 
3Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
 
4Për një popull që sinqerisht është bindur ka argumente edhe në krijimin tuaj dhe na krijimin e shtazëve të përhapura.
 
5Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
 
6Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
 
7Ç‘do gënjeshtar e shumë mëkatarë është i shkatërruar.
 
8Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme.
 
9Edhe kur të mëson diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
 
10Përpara tyre e kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetjnë një dënim të madh.
 
11Ky (Kur’ani) është një udhërrëfyes i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dëmim më i mundimshëm.
 
12All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkojnë begatitë e tij; ndaj, falëderonie.
 
13Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qie dhe ç’ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumete.
 
14Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
 
15Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
 
16Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllukn dhe aftësi për të gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
 
17U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaçet e përçarjes së tyre.
 
18Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
 
19Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
 
20Ky (Kur’ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
 
21A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi ti tyre!
 
22All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.
 
23A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
 
24Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asjë, ata vetëm fantazojnë.
 
25E kur atyre u lexohen ajetet Tona, të qarta ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: “Nese jeni të saktë na sillni të gjallë prindërit tanë!”
 
26Thuaj: “All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t’ju tubojë në ditë e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (përfuqinë e Zotit).
 
27Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshprohen.
 
28Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): “Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar”.
 
29Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’vepronit.
 
30Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në Xhennet), e ai është shpëtim i madh.
 
31E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): “A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi de ishit popull i zhytur në mëkate!”
 
32Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti për të cilin s’ka dyshim, ju thatë: “Ne nuk dimë se ç’është kijameti, e ne me dyshim menduan për te dhe ne nuk jemi të bindur!”
 
33Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshinë ajo me të cilën talleshin.
 
34E u thuhet: “Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë”.
 
35Këtë (dënim) për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t’i kthehen pendimit të All-llahut.
 
36Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë.
 
37Vetëm Atij i takon lartëmadhëria në qiej e n tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.