90 - Beled |
|
|
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
|
1 | Betohem në këtë qytet! |
|
2 | E ti je që gjendesh në këtë qytet! |
|
3 | Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij! |
|
4 | Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme. |
|
5 | A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush? |
|
6 | E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!” |
|
7 | A mendon ai se atë askush nuk e ka parë? |
|
8 | A nuk i dhamë Ne atij dy sy? |
|
9 | Edhe gjuhë e dy buzë? |
|
10 | Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët. |
|
11 | E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit). |
|
12 | E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)? |
|
13 | Është lirimi i një skllavi, |
|
14 | Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: |
|
15 | Ndonjë jetimi që është i afërt, |
|
16 | Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria. |
|
17 | E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë). |
|
18 | Të tillët janë të zotët e anës së djathtë. |
|
19 | Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës. |
|
20 | Kundër tyre është zjarri i mbyllur. |
|