___Translations___

_Kur'an?_

_Gadgets_

_Search_

_Links_

_Contribute_

_Note_

1 - Fatiha
2 - Bekare
3 - Ali Imran
4 - Nisa
5 - Maide
6 - En'am
7 - A'raf
8 - Enfal
9 - Tewbe
10 - Junus
11 - Hud
12 - Jusuf
13 - Rra'd
14 - Ibrahim
15 - Hixhr
16 - Nahl
17 - Isra
18 - Kehf
19 - Merjem
20 - Ta Ha
21 - Enbija
22 - Haxhxh
23 - Mu'minun
24 - Nur
25 - Furkan
26 - Shu'ara
27 - Neml
28 - Kasas
29 - Ankebut
30 - Rum
31 - Lukman
32 - Sexhde
33 - Ahzab
34 - Sebe'
35 - Fatir
36 - Ja Sin
37 - Saffat
38 - Sad
39 - Zumer
40 - Gafir
41 - Fussilet
42 - Shura
43 - Zuhruf
44 - Duhan
45 - Xhathije
46 - Ahkaf
47 - Muhammed
48 - Fet'h
49 - Huxhurat
50 - Kaf
51 - Dharijat
52 - Tur
53 - Nexhm
54 - Kamer
55 - Rahman
56 - Wakia
57 - Hadid
58 - Muxhadele
59 - Hashr
60 - Mumtehinet
61 - Saff
62 - Xhum'a
63 - Munafikun
64 - Tegabun
65 - Talak
66 - Tahrim
67 - Mulk
68 - Kalem
69 - Hakka
70 - Me'arixh
71 - Nuh
72 - Xhinn
73 - Muzemmil
74 - Mudeththir
75 - Kijame
76 - Insan
77 - Murselat
78 - Nebe'
79 - Nazi'at
80 - 'Abese
81 - Tekwir
82 - Infitar
83 - Mutaffifin
84 - Inshikak
85 - Buruxh
86 - Tarik
87 - A'la
88 - Gashije
89 - Fexhr
90 - Beled
91 - Shems
92 - Lejl
93 - Duha
94 - Inshirah
95 - Tin
96 - 'Alek
97 - Kadr
98 - Bejjine
99 - Zilzal
100 - 'Adijat
101 - Kari'a
102 - Tekathur
103 - 'Asr
104 - Humeze
105 - Fil
106 - Kurejsh
107 - Ma'un
108 - Kewther
109 - Kafirun
110 - Nasr
111 - Mesed
112 - Ihlas
113 - Felek
114 - Nas
SHQIP

31 - Lukman

 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1Elif, Lamė, Mimė.
 
2Ato janė ajetet tė librit me plot urtėsi tė pėrsosur.
 
3E qė janė udhėzim e mėshirė pėr ata qė janė punėmirė.
 
4Tė cilėt rregullisht e falin namazin dhe japin zeqatin dhe ata, e mu ata janė tė plotbindur pėr botėn tjetėr (Ahiretin).
 
5Tė tillėt janė tė udhėzuar nė njė rrugė tė qartė prej Zotit tė vet dhe janė fatlumė.
 
6Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e mė qėllim qė t’i largojnė njerėzit prej rrugės sė All-llahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t’i marrė ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgaditur dėnim i turpshėm.
 
7E kur lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartė dhe bėhet sikur nuk i ka dėgjuar ato, bėhet sikur nė veshėt e tij ka shurdhim tė rėndė, pra, ti pėrgėzoje atė mė njė dėnim tė dhėmbshėm.
 
8E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, pėr ata janė Xhennetet e begatshme,
 
9qė nė to janė pėrgjithmonė. Premtimi i All-llahut i prerė, e Ai ėshtė i gjithfuqishmi, i urti.
 
10Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e nė tokė vendosi kodra tė rėnda qė tė mos luajė vendi bashkė me ju e nėpėr tė shpėrndau nga tė gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lėshuar shi e kemi bėrė tė mbijnė nė tė nga tė gjitha llojet mė tė dobishme.
 
11Kjo ėshtė vepėr e krijimit tė All-llahut, e me trgoni pra mua se ē’krijuan ata tė tjerėt pos Tij. jo. asgjė, pra, idhujtarėt janė nė njė humbje tė pafund.
 
12Ne i patėm dhėnė Llukmanit menēuri tė pėrsosur (e i thamė): Tė falėnderosh All-llahun, e kush falėnderon, e Mira e ati falėnderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka pėr vete), nė tė vėrtet, All-llahu nuk ka nevojė (pėr falėnderimin e tij) pse Ai vetė ėshtė i lavdishėm.
 
13(prkujtoju popullit tėnd) Kur Llukmani duke e kėshilluar, birit tė vetr i tha: “O djali im, mos i pėrshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsi mė e madhe!”
 
14Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositėm) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm te Unė kthimi juaj.
 
15E nse ata tė dy tentojnė ė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, o nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė keshė mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer kah Unė, mande kthimi juaj ėshtė te Unė, e Unė do t’ju njoftoj pėr atė qė keni punuar.
 
16O djali im, s’ka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e tė jetė e fshehurnė rrasė guri, ose nė qiej apo nė tokė, All-llahu do ta sjellė atė, se All-llahu ėshtė i butė dhe hollėsisht i informuar.
 
17O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqiat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara.
 
18Dhe mos shtrembėro fytyrėn tėnde prej njerėzve, mos ec nėpėr tokė kryelartė, se All-llahu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet.
 
19Tė jesh i matur nė ecjen tėnde, ule zėrin ėnd, se zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit.
 
20A nuk e dini j se All-llahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ēka nė qiej e ēka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshmen e tė fshehta, e megjithatė prej njerėzve ka qė polemizojnė ēėshtjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenė i udhėzuar dhe duke mos pasur libėr tė ndritshėm.
 
21Dhe kur atyre u thuhet: “Pasoni atė qė e shpall All-llahu” ata thonė: “Jo, ne ndjekim atė qė gjetėm te prindėrit tanė!” E edhe sikur t’i kishte thirrur ata nė dėnimin e zjarrtė!
 
22E kush ia dorėzon veten All-llahut duke qenė edhe punėmirė, ai ėshtė kapur pėr lidhjen mė tė sigurt dhe vetėm te All-llahu ėshtė pėrfundimi i ēėshtjeve.
 
23Ty mos tė brengos mosbesimi i atij qė nuk beson, kthimi i tyre ėshtė vetėm te Ne, e pėr atė qė vepruan, Ne do t’u tregojmė. All-llahu vėrtet ėshtė i dijshėm pėr atė qė mbajnė nė zemra.
 
24Ne u japim tė jetojnė pak (nė kėt botė), e pastaj i shtrėngojmė ata me njė dėnim tė rėndė.
 
25Nėse ti pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokėn? Me siguri do tė thonė: “All-llahu!” thuaj: “All-llahut i qoftė lavdėrimi!” Por shumica e tyre nuk dinė.
 
26Vetėm tė All-llahut janė tė gjitha qė gjenden nė qiej e nė tokė; All-llahu ėshtė Ai qė s’ka nevijė dhe ėshtė i lavdishėm.
 
27Sikur tė gjithė drutė nė tokė tė jenė lapsa dhe sikur deti t’i shtohen edhe shtatė dete (e tė jenė me ngjyrė), nuk do tė mbaroni fjalėt e All-llahut (do tė shterroheshin detet, do tė soseshin lapsat, e jo mrekulitė e Zotit). All-llahu ėshtė ngadhėnjyesi i urtė.
 
28Krijimi dhe ringjallja juaj nuk ėshtėmė e rėndė se krijimi i njė qenije (njė njeriu); vėrtet, All-llahu ėshtė qė i dėgjon e isheh veprat e njerėzve.
 
29A nuk e di se All-llahu e fut (errėsirėn) natėn nė ditė dhe fut (dritėn) ditėn nė natė, dhe AI i nėnshtroi Diellin e Hėnėn (tė lindin e tė pėrendojnė) dhe secili rrjedh (noton) deri nė njė afat tė caktuar dhe se All-llahu hollėsisht ėshtė i njohur pėr atė qė veproni.
 
30Kjo (dokumenton) se All-llahu ėshtė Ai (Zot) i vėrtetė, dhe se ajo qė adhurojnė pos Tij ėshtė gėnjeshtėr, e All-llahu ėshtė Ai i larti, i madhi.
 
31A nuk sheh se anijet lundrojnė nė saje tė mirėsisė sė All-llahut, e oėr t’u reguar juve madhėrinė e Tij. Vėrtet, edhe nė kėtė ka argument pėr secilin qė ėshtė shumė i durueshėm dhe shumė mirėnjohės.
 
32E kur i mbulon ata ndonjė valė si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetėm ndaj Tij, e kur i shpėton ata e dalin nė tokė, ka disa prej tyre qė i mbesin besimit tė drejtė, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos tė pabeit dhe pėrbuzėsit.
 
33O ju njerėz, kini frikė ditės kur prindi nuk mund t’i bėjė dobi fėmijės sė vet, e as fėmija nuk mund t’i bėjė asnjė send prindit tė vet. Premtimi i All-llahut (pėr thevab ose azab) ėshtė e sigurt, pra mos ju mashrojė jeta e kėsaj bote dhe tė mos ju mashrojė ndajė All-llahut djalli mashtrues.
 
34S’ka dyshim se vetėm All-llahu e di kur do tė ndodhė kijameti, Ai e di kur e lėshon shiun. Ai e di se ēka nė mitra (tė nėnave), nuk e di kush pos Tij se ēka do t’i ndodhė (ēka do tė punojė) nesėr, dhe askush nuk e di, pos Tij, se nė ē’vend (ose kohė) do tė vdesė. All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i njohuri.