___Translations___

_Kur'an?_

_Gadgets_

_Search_

_Links_

_Contribute_

_Note_

1 - Fatiha
2 - Bekare
3 - Ali Imran
4 - Nisa
5 - Maide
6 - En'am
7 - A'raf
8 - Enfal
9 - Tewbe
10 - Junus
11 - Hud
12 - Jusuf
13 - Rra'd
14 - Ibrahim
15 - Hixhr
16 - Nahl
17 - Isra
18 - Kehf
19 - Merjem
20 - Ta Ha
21 - Enbija
22 - Haxhxh
23 - Mu'minun
24 - Nur
25 - Furkan
26 - Shu'ara
27 - Neml
28 - Kasas
29 - Ankebut
30 - Rum
31 - Lukman
32 - Sexhde
33 - Ahzab
34 - Sebe'
35 - Fatir
36 - Ja Sin
37 - Saffat
38 - Sad
39 - Zumer
40 - Gafir
41 - Fussilet
42 - Shura
43 - Zuhruf
44 - Duhan
45 - Xhathije
46 - Ahkaf
47 - Muhammed
48 - Fet'h
49 - Huxhurat
50 - Kaf
51 - Dharijat
52 - Tur
53 - Nexhm
54 - Kamer
55 - Rahman
56 - Wakia
57 - Hadid
58 - Muxhadele
59 - Hashr
60 - Mumtehinet
61 - Saff
62 - Xhum'a
63 - Munafikun
64 - Tegabun
65 - Talak
66 - Tahrim
67 - Mulk
68 - Kalem
69 - Hakka
70 - Me'arixh
71 - Nuh
72 - Xhinn
73 - Muzemmil
74 - Mudeththir
75 - Kijame
76 - Insan
77 - Murselat
78 - Nebe'
79 - Nazi'at
80 - 'Abese
81 - Tekwir
82 - Infitar
83 - Mutaffifin
84 - Inshikak
85 - Buruxh
86 - Tarik
87 - A'la
88 - Gashije
89 - Fexhr
90 - Beled
91 - Shems
92 - Lejl
93 - Duha
94 - Inshirah
95 - Tin
96 - 'Alek
97 - Kadr
98 - Bejjine
99 - Zilzal
100 - 'Adijat
101 - Kari'a
102 - Tekathur
103 - 'Asr
104 - Humeze
105 - Fil
106 - Kurejsh
107 - Ma'un
108 - Kewther
109 - Kafirun
110 - Nasr
111 - Mesed
112 - Ihlas
113 - Felek
114 - Nas
SHQIP

44 - Duhan

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 
1Ha, Mimë.
 
2Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!
 
3Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen,e njerëzit të jenë të gatshëm.
 
4Në atë (natë) zgjidhet çdo çshtje në mënyrë të prerë.
 
5Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.
 
6(E zbeitëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi.
 
7Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur.
 
8Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.
 
9Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur.
 
10Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret.
 
11Ai (tymi) i përfdhinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.
 
12(Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.
 
13Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)?
 
14Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe thanë: “I mësuar prej dikujt, i çmendur”.
 
15Ne do t’ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t’i ktheheni kotësisë.
 
16(Përkujto) Ditën kur do t’i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t’u hakmerremi.
 
17Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm.
 
18(U pat thënë): “Të m’i dorëzoni robërit e All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
 
19E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt.
 
20Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (Kërcënimi) që të më gurëzoni (më mbytni).
 
21E nëse nuk më besoni atëherë hiqnu meje (më lini të lirë)!”
 
22E thirri Zotin e vet: “Këta janë popull kriminelë”.
 
23(Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur.
 
24Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur) se ata janë ushtri që do të përmbytet.
 
25Sa kopshte e kroje kanë lënë!
 
26Edhe ara të mbjella e vende të bukura.
 
27dhe sa të mira që i kanë përjetuar.
 
28Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër.
 
29Prë ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.
 
30Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënqmuese,
 
31Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.
 
32Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët e beni israilëve) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe.
 
33Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë.
 
34E këta (populli yt) me siguri do të thonë:
 
35“S’ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!
 
36Nëse jeni të vërtetë çka thoni (u thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)!
 
37A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë.
 
38Ne nuk krijuam qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, pa një qëllim.
 
39Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë.
 
40S’ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është e caktim i të gjithë atyre.
 
41Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen.
 
42Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhnjyesi, i mëshirshmi.
 
43Është e vërtetë se pema e Zekumit,
 
44Do të jetë ushqim i mëkatarëve.
 
45vlon si katran (si pezhgeja) në barqet.
 
46Ashtu si vlon uji i valë.
 
47(U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbene e grahne ne mes të Xhehennemit.
 
48Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtonja mundimin.
 
49(I thuhet): Shijoje! se ti je ai forti, i autoritetshmi.
 
50E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
 
51Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
 
52Janë në Xhennete e në burime që rrjedhin.
 
53Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
 
54Ja kështu, edhe e martojmë më bardhoshe symëdha (me hyrija).
 
55aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj peme dhe atyjanë të sigurt.
 
56Aty nuk do të përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në dynja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të Xhehennemit.
 
57(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
 
58Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur’anin) në gjuhën tënde ashtu që ata të marin mësim.
 
59(Meqë nuk po marrim mësim) Ti pra, prit se edhe ata janë duke pritur.