37 - Saffat |
|
|
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
|
1 | Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë. |
|
2 | Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë. |
|
3 | Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin. |
|
4 | Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një. |
|
5 | Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve). |
|
6 | Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve. |
|
7 | Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur. |
|
8 | Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët. |
|
9 | Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. |
|
10 | Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg. |
|
11 | Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet. |
|
12 | Por ti je i habitur, e ata tallen. |
|
13 | E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën. |
|
14 | E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje. |
|
15 | Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar. |
|
16 | A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi? |
|
17 | A edhe të parët tanë të herëshëm? |
|
18 | thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!” |
|
19 | Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë. |
|
20 | E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!” |
|
21 | Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë. |
|
22 | Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan. |
|
23 | (adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit! |
|
24 | Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi. |
|
25 | Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin? |
|
26 | E, ata sot janë dorëzuar në tërësi. |
|
27 | E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit. |
|
28 | (Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): “Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit pre së vërtetës). |
|
29 | Ata (paria) u thonë: “Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë. |
|
30 | Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit). |
|
31 | E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s’ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin). |
|
32 | Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur. |
|
33 | Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët. |
|
34 | Kështu Ne veprojmë me kriminelët. |
|
35 | Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zottjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. |
|
36 | Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?” |
|
37 | Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai u solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë. |
|
38 | Ju, pa tjetër do të përjetoni dënimin më të ashpër. |
|
39 | Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat. |
|
40 | Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë, |
|
41 | Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar, |
|
42 | Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar, |
|
43 | Në Xhennete të begatshme, |
|
44 | Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri, |
|
45 | Atyre u bëhrt shërbim me gota (me verë) nga burmi, |
|
46 | E barshë (vera), që ka shije për ata që e pinë, |
|
47 | Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo, |
|
48 | E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të pëulur, |
|
49 | Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (ve e ruajtur). |
|
50 | I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë, |
|
51 | Prej tyre njëri flet e thotë: “Unë kam pasur njëfarë miku, |
|
52 | thoshte: “A je ti pre atyre që besojnë se |
|
53 | Kur të jemi të vdekur, të jemi bërë dhe e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra?” |
|
54 | Ai (besimtari në Xhennet) thotë: “A vini ju të shikojmë?” |
|
55 | Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të Xhehennemit. |
|
56 | Ai thotë: “Pasha All-llahun, për pak më rrëzove (në Xhehennem) edhe mua. |
|
57 | Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr, |
|
58 | Dhe ne nuk do të vdesim më, |
|
59 | Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më!” |
|
60 | Vërtet, ky është ai suksesi i madh, |
|
61 | Për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit! |
|
62 | A kjo pritje (me shpërbllim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e “Zekumë-it”? |
|
63 | Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët. |
|
64 | Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehennemit. |
|
65 | Pema (fruti) e saj është sikurse kok a dreqërish. |
|
66 | E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj. |
|
67 | Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë. |
|
68 | Mandej kthimi i tyre është në Xhehennem. |
|
69 | Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur. |
|
70 | Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar). |
|
71 | Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shunica e popujve të kaluar ishin të humbur. |
|
72 | Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë. |
|
73 | E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja. |
|
74 | Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë. |
|
75 | Për Zotin Neve na pat thirr në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë. |
|
76 | Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe. |
|
77 | E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. |
|
78 | Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njrëzit e ardhshëm. |
|
79 | Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij). |
|
80 | Ne kështu i shpërblejmë të mirët. |
|
81 | Vërtet, ai ishte prej robëve tanë që janë besimtarë. |
|
82 | E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan). |
|
83 | Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij. |
|
84 | Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër. |
|
85 | Kur babait të vet dhe popullit të vet i tha: “çka është ajo që ju adhuroni?” |
|
86 | A në vend të All-llahut doni zota të trilluar? |
|
87 | çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëce? |
|
88 | Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve, |
|
89 | E tha: “Unë jam i sëmurë!” |
|
90 | Ata u kthyen dhe u larguan prek tij. |
|
91 | Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: “A nuk po hani ju?” |
|
92 | çka keni pra, që nuk po flitni? |
|
93 | Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi). |
|
94 | Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan). |
|
95 | Ai (Ibrahimi) tha: “A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur?” |
|
96 | E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni. |
|
97 | Ata thanë: “Ndërtonja atij një vend dhe hudhne atë në zjarr! |
|
98 | Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar”. |
|
99 | Ai tha: “Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon!” |
|
100 | Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! |
|
101 | Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm). |
|
102 | Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djalli im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!” |
|
103 | E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë). |
|
104 | Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!” |
|
105 | Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! |
|
106 | Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë. |
|
107 | Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm. |
|
108 | Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm. |
|
109 | Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi! |
|
110 | Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. |
|
111 | Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë. |
|
112 | Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve. |
|
113 | Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes. |
|
114 | Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit. |
|
115 | I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh. |
|
116 | Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen. |
|
117 | Atyre dyve u hamë librin e përsosur e të qartë. |
|
118 | Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë. |
|
119 | Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm. |
|
120 | (Përkujtimin) “Selamun” - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni. |
|
121 | Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. |
|
122 | Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë. |
|
123 | Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë. |
|
124 | Kur ai, popullit të vet i tha: “A nuk jeni kah frikësoheni?” |
|
125 | A e adhuroni “Ba’ël-in” (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj ë mirit që është Krijues? |
|
126 | All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm!!” |
|
127 | Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në Xhehennem. |
|
128 | Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut. |
|
129 | Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit. |
|
130 | “Selamun” - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit). |
|
131 | Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. |
|
132 | S’ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë. |
|
133 | Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë. |
|
134 | Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë. |
|
135 | Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit. |
|
136 | Pastaj të tjerët i rrënuam. |
|
137 | E ju (mekas) me siguri kaloni atypari mëngjes (ditën) |
|
138 | e mbrëmje (natën). Pra, a nuk mbildhni mend? |
|
139 | Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë. |
|
140 | kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë). |
|
141 | E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra sorti atij). |
|
142 | Dhe atë e kafshoi (e gëlltit) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin. |
|
143 | E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. |
|
144 | Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes. |
|
145 | E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë. |
|
146 | Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli. |
|
147 | Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqindmijë e më shumë. |
|
148 | E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë. |
|
149 | E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?” |
|
150 | Apo, Ne i krijuam endjëjt femra , e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?! |
|
151 | Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë: |
|
152 | “All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit). |
|
153 | A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt? |
|
154 | Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu? |
|
155 | A nuk jeni duke menduar? |
|
156 | A mos keni ju ndonjë argument të sigurt? |
|
157 | Sillnie pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju! |
|
158 | Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr. |
|
159 | All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruanë. |
|
160 | Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë). |
|
161 | E, as ju dhe as ata që i adhuroni, |
|
162 | Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin), |
|
163 | Përveç atij që është i gjykuar për Xhehennem. |
|
164 | E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrë, pozitën) e vet të njohur. |
|
165 | Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim), |
|
166 | Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se ai ka të meta). |
|
167 | Po edhe pse ata ishin që thoshin: |
|
168 | Sikur të gjendej te ne ndonjë libër nga të parët, |
|
169 | Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë. |
|
170 | Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur’anin), e më vonë do të kuptojnë. |
|
171 | E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar, |
|
172 | se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar. |
|
173 | dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit. |
|
174 | Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqu tyre. |
|
175 | E ti vështroji ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve). |
|
176 | A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë? |
|
177 | E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhrqur vërejtja. |
|
178 | E ti largohu për një kohë prej tyre, |
|
179 | Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin. |
|
180 | I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë. |
|
181 | Qoftë paqja mbi të dërguarit. |
|
182 | Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave! |
|