100 - 'Adijat |
|
|
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! |
|
|
1 | Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë! |
|
2 | E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët, |
|
3 | Dhe të cilët vërsulen herët në agim. |
|
4 | E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur. |
|
5 | Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut). |
|
6 | Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet. |
|
7 | Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje). |
|
8 | Dhe ai është që shumë e do pasurinë. |
|
9 | A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza? |
|
10 | Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa. |
|
11 | E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre. |
|